Kur do të hapen lokalet dhe restorantet në Shqipëri?

Kryeministri tha se asnjë punonjës që ka humbur punën si rrjedhojë e masave të qeverisë për ndalimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të lihet pa mbështetje ekonomike.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të nisë një proces hapje graduale e jetës ekonomike dhe sociale të vendit, por kjo do të shoqërohet nga ashpërsimi i masave ndëshkuese.

Në komunikimin publik, kryeministri u kërkoi bizneseve që të nisin përgatitjet për furnizimin me maska e dezinfektantë dhe më krijimin e zonave të distancave të sigurisë brenda ambienteve me qëllim që të ofrojnë shërbimet dhe të mos penalizohen shkruan SCAN.

I pyetur se kur do të hapen lokalet dhe restorantet, kryeministri tha se ato do të hapen të fundit. “Baret nuk do të vazhdojnë punë. Baret janë në fund. Kur të hapen është koha për të festuar fundin e  luftës” tha ai.

Sa i përket punonjësve, kryeministri tha se në rast se janë biznese të vogla atëhere do të përfitojnë nga Paga e Luftës dhe nëse kategorizohen si biznese të mëdha, atëhere do të përfitojnë nga Fondi i Garancisë.

Kryeministri tha se asnjë punonjës që ka humbur punën si rrjedhojë e masave të qeverisë për ndalimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të lihet pa mbështetje ekonomike.