Kurum: “Kanali i Stambollit”, projekt i shpëtimit të Bosforit

"Ky është një projekt i shpëtimit të Bosforit, është projekt për ta çliruar Bosforin, për shkak të problemeve të sigurisë dhe nga aspekti i sigurisë së jetës dhe pasurisë së shtetasve tanë", tha ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, tha se Kanali i Stambollit është një projekt i shpëtimit të Bosforit dhe projekt për të eliminuar aksidentet gjatë trafikut në këtë ngushticë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Kurum tha se tashmë kanë bërë të gjitha informimet e nevojshme lidhur me detajet e mega-projektit “Kanali i Stambollit”.

“Ky është një projekt i shpëtimit të Bosforit, është projekt për ta çliruar Bosforin, për shkak të problemeve të sigurisë dhe nga aspekti i sigurisë së jetës dhe pasurisë së shtetasve tanë, duke e shpëtuar atë nga aksidentet serioze që kanë rezultuar me vdekjen e mbi njëqind shtetasve tanë, dhe duke qenë projekt i tillë, procesi për realizimin e tij po vazhdon me vendosmëri”, tha Kurum.

Ai tha se projekti në të njëjtën kohë do të jetë edhe mjedis i banueshëm, në të cilin, ndër të tjera, do të përfshihen edhe kopshte, kafe, biblioteka dhe do të jetë në përputhje me konceptin urbanistik.

Kanali i Stambollit pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.

Ai është një nga projektet kryesore strategjike të Turqisë dhe planet për të eleminuar rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshëm pëmes Bosforit.

Kanali 45 kilometra i gjatë do të ndërtohet në pjesën perëndimore evropiane të qytetit dhe pritet të krijojë një kapacitet ditor deri në 160 anije.