Kush është shoferi i BMW-së luksoze që terrizoi Tiranën me përplasjen e makinës tek Ambasada Italiane, lidhja me zyrtarin e LARTË të Policisë (EMRI+FOTO)

Ai është Stiven Dashi dhe mësohet se është nipi i një zyrtari të Lartë në Policinë e Shtetit. Policia ende nuk ka bërë asnjë reagim për aksidentin që frikësoi jo pak kryeqytetin në një zonë tejet të frekuentuar, shumë pranë një prej ambasadave më të rëndësishme në Tiranë.

Stiven Dashi është drejtuesi i makinës luksoze tip “BMW” që u përplas në kryqëzimin para hyrjes së Ambasadës Italiane në Shqipëri, dy ditë më parë. Pamjet shokuese ku makina e drejtuar prej Dashi u përplas me automjetin tip “Skoda” në kryqëzim kanë tronditur rrjetin, por asnjë reagim nuk ka ardhur nga Policia e Shtetit, për këtë ngjarje, por edhe për aksidentin e dytë që u regjistrua dje tek “5 maji”, ku një kalimtari iu prenë të dyja këmbët për shkak të shpejtësisë së automjetit që doli nga rruga.

Makina e Dashit pas aksidentit

Makina tip BMW drejtohej nga Dashi, një emër i njohur për Policinë, dhe jo vetëm për përfshirjen në disa ngjarje kriminale. Mësohet se ai është nipi i një zyrtari të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (emër i njohur për publikun dhe redaksinë, por që kemi zgjedhur të mos e publikojmë për të mos e implikuar padrejtësisht me rastin).

I riu ne nje kazino

Sakaq, megjithëse aksidenti nuk pati viktima, por vetëm një të lënduar dhe dëme materiale, publiku ende nuk di arsyet e heshtjes misterioze të Policisë së Shtetit. Asnjë njoftim për masat që janë marrë ndaj të riut, nëse Stiven Dashi u arrestua për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, iu hoq vetëm patenta, apo u shoqërua dhe më pas u la i lirë. Kjo ngjarje është mbuluar me mister për arsye që vetëm Policia e Shtetit mund ti sqarojë.

PAMJET SHOKUESE TË AKSIDENTIT TE AMBASADA ITALIANE:

(F.g./dosja.al)