Ai ka punuar në Windows Mobile për Microsoft. Ishte bashkëthemelues i një kompanie, Yandex, e cila ju shit Google-it të Rusisë, me anë të një kontrate 38 milion dollarëshe, e cila e bëri atë të pasur.
Por suksesi më i madh i Yaroslav Goncharov vjen nga kompania që fshihet pas FaceApp. Me një staf prej 12 punonjësish, 40-vjeçari entuziast ka krijuar atë që është aplikacioni më i nxehtë, ndoshta edhe kontrovers, në të gjithë botën, i cili përdor filtra me inteligjencë artificiale që ndërrojnë gjininë apo moshën e përdoruesve.
Ka arritur shifra marramendëse të shkarkimit në Android dhe iPhone javën e kaluar, pasi miliona njerëz ndoqën njerëz të famshëm si Dwyane Wade, Drake dhe Iggy Azalea duke bërë “FaceApp Challenge”. Sfida ishte e thjeshtë, merr një foto, apliko filtrën e plakjes dhe postoje imazhin në Instagram, Twitter, kudo.
Por jo shumë më vonë pasi virusi FaceApp arriti kulmin e përdoruesve, u shfaq frika për origjinën dhe motivet e krijuesit të aplikacionit.
Fillimisht ishin shqetësimet që FaceApp nuk ishte thjesht duke vendosur filtra mbi fotot e përcaktuara nga përdoruesi, por mund të kishte akses edhe tek fotot e tjera të galerisë.
Por Goncharov në një intervistë të bërë në St. Petersburg shprehet se termat dhe politikat e reja të FaceApp do të heqin të drejtat e kompanisë për të aksesuar fotot e përdoruesve.
Termat e tanishme i japin FaceApp pronësinë pothuajse të plotë të përdorë fytyrat e filtruara, ti ndryshojë apo ti shesë, pa kompensime për përdoruesit. /E Përditshmja


