Laboratori i lëvizshëm me ajër në Pekin. Mund të vendoset kudo dhe do testojë 10,000 prova të Covid-19 në ditë

Laboratori mund të caktohet dhe çmontohet kudo që të jetë nevoja, është i kompresueshëm dhe mund të transportohet me kuti nëpërmjet avionëve. 

Pekini do të operojë së shpejti laboratorin e lëvizshëm me ajër të nivelit 2 të Biosgiurisë, për të rritur kapacitetin e testimeve të Covid-19.  Laboratori është vendosur në rrethin Daxing në jug të Pekinit dhe pajisjet përfundimtare të testimit ndodhen në progres.

Pas përfundimit,  laboratori do të ofrojë një zgjidhje të plotë për testimet e acidit nukleik, diagnozave dhe identifikimit imuntar në të ardhmen.   I gjithë laboratori përbëhet nga 3 pjesë. Laboratori i parë merr provat dhe më pas i kalon ato tek i dyti, ku ndodh ekstraktimi i tyre. Më pas, provat dërgohen tek laboratori i fundit për testime të acidit nukleik, nëpërmjet një dirtareje të dërgesës.

“Pasi të lidhet me burimin e energjisë, dërgesat do të zhvillohen në një operacion të vetëm, duke i bërë laboradorët të pavarur”, tha Liu Xin, hulumtues i grupit BGI, që ka krijuar laborator të tjerë të lëvizshëm me ajër në Shenzhen dhe Guangdong.  Laboratori mund të caktohet dhe çmontohet kudo që të jetë nevoja, është i kompresueshëm dhe mund të transportohet me kuti nëpërmjet avionëve.  Laboratori pritet të testojë mbi 10,000 prova në ditë, pas përfundimit. /Scan