Lajçak sot në Kosovë, takime me krerët e qeverisë dhe opozitën

Të mërkurën, emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të takohet me opozitën. Në këtë takim, që nis në orën 16:00, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë. Një ditë më parë, krerët e opozitës në Kosovë janë takuar me të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor,…

Të mërkurën, emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të takohet me opozitën.

Në këtë takim, që nis në orën 16:00, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Një ditë më parë, krerët e opozitës në Kosovë janë takuar me të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak dhe Escobar do të bëhen bashkë në takimet e ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Osmanin është paralajmëruar për në orën 14:00, ndërsa një orë më pas do të mbahet ai me shefin e qeverisë.

Vizita e Lajçak vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi.

Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së. Në këtë takim nuk arrit asnjë marrëveshje.