LAJM I FUNDIT/ Kush ka armë gjahu të identifikohet dhe regjistrohet, zbulohet plani i masave që ka marrë policia

olicia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që nga viti 1993.

Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.

Armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA. Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar dhe për këtë policia ka kërkuar që të ketë dijeni për poseduesit e armëve.