Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, i riu që u vra nga Policia e Shtetit, thotë se ka besim tek shteti. Në një prononcim për News 24, Qazimi rrëfen se kjo ngjarje, sot që e sheh pas disa ditësh i ngjason me një film hollivudian, por që siç thotë ai “më ra mua për pjesë”. Por teksa është pyetur për ndryshimin nga akuza të Prokurorisë për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili do të gjykohet për vrasje me dashje dhe jo “vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes”, Rasha thotë se ka besim tek drejtësia.
“Raste të tilla ndodhin një herë në shekull. S’mendoja kurrë se do të më ndodhte mua, është film hollivudian. Kam besim te shteti. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat tona.”-tha ai.
Vijon…



