Lajm i trishtë për artin shkodran, nderron jetë profesori dhe dirigjenti Kujtim Alija

Dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija është ndarë nga jeta. Mësohet se prej 1 viti, Alija i cili ishte nderuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.