Lajmi për kurimin nga COVID-19 në Turqi! Flet për herë të parë Veliaj dhe fakton vendndodhjen: “Jam shëruar, po pres…”

Pas përhapjes së lajmit për nisjen drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar kundër koronavirusit atje, kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar duke mohuar gjithçka...

Pas përhapjes së lajmit për nisjen drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar kundër koronavirusit atje, kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar duke mohuar gjithçka.

Në një prononcim për Faxweb.al kryebashkiaku u shpreh se është shëruar, pasi testi i parë i doli negativ, ndërkohë që është në pritje të një testi të dytë, brenda 48 orësh.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.

Kreu i bashkisë ka faktuar edhe vendndodhjen e tij, duke shpërndarë dhe location-in, nga aplikacioni i WhatsApp si më poshtë:

Lajmin për infektimim me koronavirus e bëri me dije vetë Veliaj në një njoftim në Instagram ku shkruante:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”.