Lëndë plasëse objektit në ndërtim në Lezhë, policia jep detajet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmë në Lezhë.

Ditën e djeshme rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit , Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.