Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate mes dy makinave, teksa u ka marrë jetën 2 prej tyre.
Mësohet se pak pas mesnate, rreth orës 01:40 të së mërkurës, në superstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, policia është njoftuar për një aksident të rëndë automobilistik
Pasi ka mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se policia ka konstatuar se mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë./raporton Top Channel
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



