Lezhë, i afërmi i pacientit dhunon mjekun

Një mjek është dhunuar ditën e enjte në spitalin e Lezhës.

Një mjek është dhunuar ditën e enjte në spitalin e Lezhës.

Mjeku Zef Doda ka qenë në shërbim teksa është dhunuar nga një i afërm i një pacienti, raporton Top Channel.

Gjendja e mjekut është e rënduar pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Ai po merr mjekim në spitalin e Lezhës dhe pritet të dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.