Lihet në burg Arbër Çekaj, biznesmeni i 613 kg kokainë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg biznesmenin Arbër Çekaj, i cili akuzohet për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Durrësit në Shkurt 2018. Çekaj është njohur me masën e sigurisë së dhënë ndaj tij në mungesë. Biznesmeni u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë dy ditë më parë.

Pronari i kompanisë “Arbi Garden” ishte arrestuar në Gjermani pas kapjes së ngarkesës së kokainës në Durrës. Ai kishte kërkuar që të mos ekstradohej në Shqipëri dhe kishte kërkuar azil në shtetin gjerman me pretekstin se në vendin tonë i rrezikohet jeta. Mirëpo, një gjykatë gjermane vendosi që Çekaj të ekstradohej dhe të përballet me drejtësinë.

Në Shkurt të vitit 2018 u kap sasia prej 613 kg kokainë e fshehur brenda një konteineri me banane të ardhura nga Kolumbia dhe që ishte porositur nga kompania e Çekajt, ‘Arbi Garden’. Të arrestuar për këtë dosje janë edhe dy punëtorët e firmës së ti