Vijon operacioni ” Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave të bllokuara në mënyrë të paligjshme. Kësaj radhe aksioni është shtrirë në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar rreth 8000 m2 plazh.
Gjatë operacionit u sekuestruan 500 çadra e shezlongë si dhe u proceduan penalisht përfaqësuesit e 5 subjekteve për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave, shkruan A2News.


