Lirohen tre skafistët shqiptarë

Nuk pranuan lidhjen me trafikun e drogës

Tre nga skafistët shqiptarë të kapur nga policia greke gjatë një ndjekje në detin Egje në 25 Shtator janë lënë të lirë. Ata janë Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj, 42 vjeç, të tre nga Vlora. Gjykata vendosi për ta  detyrim paraqitje, pas dhënies së garancisë 10 mijë euro secili.

Shqiptarët nuk pranuan të kishin lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 Shtatorit ku u kapën rreth 1.2 ton kanabis, duke thënë se gomonia e tyre nuk ishte paraprirëse e gomones së dytë, që drejtohej nga 35-vjeçar shqiptar, i cili tregoi se ku ishte fshehur droga.