Lirohet nga detyra si zv/ministër i ekonomisë Erjon Luçi, kishte kërkuar dorëheqjen

Erjon Luçi është një nga drejtuesit e lartë më jetëgjatë të financave, i cili e mori detyrën që në vitin 2013, kur Partia Socialiste ishte në pushtet dhe në krye të financave u vu prof. Shkelqim Cani.

Zv/ministri i financave, Erjon Luçi është liruar sot nga detyra pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Erjon Luçi është një nga drejtuesit e lartë më jetëgjatë të financave, i cili e mori detyrën që në vitin 2013, kur Partia Socialiste ishte në pushtet dhe në krye të financave u vu prof. Shkelqim Cani.

Mësohet se Luçi kishte kërkuar prej disa muajsh dorëheqjen nga ky post, por vetëm sot u zyrtarizua largimi i tij. /Monitor