Lirohet nga policia kreu i FRPD Shkodër, Arvit Bushati

Është bërë i mundur lirimi nga komisariati i policisë Shkodër, i kreut të FRPD-së, Arvit Bushati.

Bushati u arrestua sot nga policia pranë selisë së PD-së në Shkodër, gjatë protestave kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, pas zbulimit të skandalit me kandidatin e Ramës për Bashkinë, transmeton Gazeta Mapo.

Për këtë arsye mbështetësit e PD-së në Shkodër, zhvilluan pasditen e sotme në orën 19:30 një protestë përpara komisariatit të policisë, deri në lirimin e Arvit Bushatit.