Liverpool turpëron Man. United në Old Trafford

Mohamed Salah shënoi tre gola ndërsa Paul Pogba u nxor me karton të kuq lashtë loje në mposhtjen turpëruese që Liverpul i bëri Mançester United në “Old Trafford”.

Katër nga pesë golat e Liverpul u shënuan që në pjesën e parë duke vënë në pah saktësinë e tyre dhe lojën e dobët të mbrojtjes së kundërshtarit.

Loja u hap që në minutën e 5’ me gol të Keita, më pas Jota dyfishoi në minutën e 13’. Të tre golat e tjerë u realizuan nga Salah në minutat 38’, 45’ dhe 50’.

Për t’u shënuar për Manccester United ishte vetëm një gol në pozicion jashtë loje i Ronaldos që u anulua nga VAR dhe kartoni i kuq për Pogba.