Loew: Gjermanisë i mungonte pasioni në “Rusi 2018”

"Gjermanisë i mungonte elementi i pasionit dhe lakmisë për të fituar titullin", tha trajneri gjerman Joachim Loew

Trajneri i kombëtares gjermane në futboll, Joachim Loew, thotë se ish kampionët e botës nuk kishin pasionin dhe lakminë që duhej të kishin për të arritur një sukses tjetër në Botërorin që u mbajt në Rusi këtë verë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loew u ftua në skenën e takimit të FIFA-s, të organizuar për trajnerët e kombëtareve, për të dhënë shpjegimet e tij përse Gjermania u eliminua në fazën e grupeve në qershor.

Nëntë anëtarë të kombëtares e cila në vitin 2014 në Brazil u kurorëzua me titullin e kampionit të botës ishin pjesë edhe e kombëtares në Rusi.

Përmes një përkthyesi, Loew tha se kjo mund të jetë arsyeja përse pas kësaj kohe të gjatë në krye të kombëtares mendon ashtu.

“Gjermanisë i mungonte elementi i pasionit dhe lakmisë për të fituar titullin”, nënvizoi ai.

Kujtojmë se aventura e Gjermanisë në “Rusi 2018” përfundoi pas vetëm tre ndeshjeve të zhvilluara në grupe.