“Lojrat Olimpike Verore 2020 do të mbahen në kohë”

Kryeministri Abe se Japonia nuk ka nevojë të "shpallë gjendje të jashtëzakonshme" për shkak të koronavirusit

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio do të mbahen ashtu siç është planifikuar, përkundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk jemi në një situatë në të cilën duhet të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, tha Abe për agjencinë e lajmeve Kyodo.

Ai gjithashtu tha se Japonia shpreson të kapërcejë përhapjen e infeksionit dhe do të koordinojë aktivitetet ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Japonia ka 716 raste të konfirmuara dhe ka regjistruar 21 vdekje nga virusi.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.