LSI denoncon emërtime fiktive në institucione

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari: “Po bëhet presion me ndihmën ekonomike, drejtësia vendoset me 25 prill”

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka denoncuar emërtimet fiktive në institucione dhe në Bashkinë e Korçës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se po bëhet presion me ndihmën ekonomike dhe me shërbimet që kanë për detyrë që t’ua ofrojnë qytetraëve.

“Korça po perballet me inekzistencen e institucioneve shteterore.

Njerez te paafte, te papergjegjshem, arrogant sot jane ne krye te institucioneve te cilat nuk jane ne sherbim te qytetareve por ne interesin personal te nje oligarku i cili po mban peng te ardhmen e te rinjve Korçar.

Emerime fiktive ne institucione shteterore dhe ne bashki.

Presion me ndihmen ekonomike, me sherbimet qe kane per detyre t’ia ofrojne qytetareve eshte modeli me i keq qe po i ofron Rilindja Korçes.

Ky model i peshtire, aspak njerezor dhe ligjor merr fund ne 25 prill.

Ne 25 prill te gjithe do te ndeshkohen nga drejtesia per te bere shembull kedo qe abuzon me detyren shteterore. Drejtesia e popullit do te vendoset ne 25 prill. Korça do çlirohet dhe do ti kthehet te rinjve dhe qytetareve te ndershem. Ky eshte misioni yne.

Te krijojme mundesi punesimi, vende pune te mirepaguar dhe shanse per te gjithe qe ta bejme Korçen dhe Shqiperine shtepine tone”, shkruan Braimllari.

Lajme të ngjashme