“Lufta kundër terrorizmit në të ardhmen do të jetë më intensive”

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar: "Ne jemi shteti vetëm i cili në tokë është ballafaquar ballë për ballë me DEASH-in. Të tjerët këtë luftë e bënin nga ajri apo në forma tjera"

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka thënë se vendi i tij është i vetmi që ballë për ballë ka luftuar kundër organizatës terroriste DEASH dhe ka neutralizuar rreth 3000 pjesëtarë më radikal të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar foli në ceremoninë e organizuar në Ankara me rastin e ndarjes së gradave të oficerëve të avancuar. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte dhe Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, gjenerali Yaşar Güler.

Gjatë adresimit të tij, Akar theksoi se Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë krah për krah të punojnë në ruajtjen e unitetit dhe tërësisë kombëtare, ku qëllimi kryesorë është paqja dhe siguria për të gjithë 80 milionë banorët e Turqisë.

Ai më tej shtoi se lufta kundër terrorizmit vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të ushtrisë turke. “Kjo luftë nuk do të ndalet deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, ka theksuar ministri turk, dhe shtoi se lufta kundër terrorizmit në të ardhmen do të jetë edhe më intensive.

Për sa i përket gjendjes në Siri, konkretisht në qytetin Munbixh, ai tha se Turqi rregullisht ua thotë bashkëbiseduesve të tyre që YPG/PKK duhet të largohet nga ky rajon. Ai shtoi se Turqia bën përpjekje të mëdha për të ndaluar sulmet në Idlib, të vendoset siguria dhe pa pengesa të shpërndahet ndihma për 3 deri 4,5 milion njerëz.

“Ne jemi shteti vetëm i cili në tokë është ballafaquar ballë për ballë me DEASH-in. Të tjerët këtë luftë e bënin nga ajri apo në forma tjera. Ushtria jonë në këto luftime ka neutralizuar rreth 3.000 pjesëtarë më radikal të organizatës terroriste DEASH”, ka thënë Akar.