Lufta në Ukrainë/ Kryeministri britanik: Putin dhe Millosheviç, analogji të ngjashme!

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një intervistë për mediat e huaja deklaroi se mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Slobodan Millosheviç i cili u akuzua për krime lufte, ka një analogji të ngjashme.

Johnson tha për Agence France-Presse, se të dy këta lider kanë qenë pushtet për një kohë të gjatë dhe të dy janë shfaqur autokratikë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju thatë në Dhomën e Komunave se Putin është një kriminel lufte. A duhet që Perëndimi të aspirojë ta vendosë këtë kriminel lufte përpara një gjykate ndërkombëtare, si gjyqi i Millosheviçit apo i Nurembergut?

Johnson: Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe të Slobodan Millosheviçit. Është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste. Sllobodan Millosheviçi identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të keqlindur se ai duhej të shpëtohej dhe të çlirohej.

Ekziston një lloj analogjie shumë e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë .

Kur bëhet fjalë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kjo është çështje e tyre. Do të duhej të ishte mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të trajtohet qartë në Holandë.