Lulzim Basha: Do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë

Me studentë të Politikenikut, kreu i opozitës Lulzim Basha në vijim të turit të takimeve, ndau një pjesë të programit të Partisë Demokratike për të rinjtë...

Me studentë të Politikenikut, kreu i opozitës Lulzim Basha në vijim të turit të takimeve, ndau një pjesë të programit të Partisë Demokratike për të rinjtë.

Premtimi i parë ishte ai për rritjen e financimit për studentët.

Anulimi i ligjit për arsimin e lartë ishte një tjetër premtim i Bashës pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, por si më ambicioze në programin e tij ai sheh lidhjen e universitetit me tregun e punës.

“Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit, e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelorit apo në fund të Masterit. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të trekomponentët kryesorë të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit”.

Basha foli për autonomi të universiteteve, ku sipas tij roli i studentëve ndikon për transparencën dhe cilësinë e mësimdhënies.