Lulzim Basha në Pogradec, fton banorët në protestë në Tiranë

Një tjetër ligj për të cilin Lulzim Basha zotohet se do e anulojë kur të vijë në pushtet, është ai i pronave.

Një tjetër ligj për të cilin Lulzim Basha zotohet se do e anulojë kur të vijë në pushtet, është ai i pronave.

Nga Pogradeci, Basha iu përgjigj edhe sfidës së pak ditëve më parë të kryeministrit se socialistët do të rimarrin bashkinë e drejtuar nga demokratët: “Meqë nga Pogradeci hodhi sfidën se do të marrë Bashkinë e Pogradecit, i ke bërë hesapet me niçen dhe krimin. S’i ke bërë me popullin. Të janë verbuar sytë, do marr këtë, do marr atë. Nga Pogradeci po ia them shkoqur: nuk je kryministër i shqiptarëve, por kryehajdut dhe kryetrafikant. Deri të premten 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën, se më 16 shkurt populli do të trajtojë si kryeqen, kryehajdut dhe kryetrafikant”, raporton Top Channel.

Selia blu shpërndau edhe një takim të Bashës në kampin e internimit të Tepelenës. Përkrah disa të mbijetuarve, kryedemokrati akuzoi kryeministrin se po rikthen ish-sigurimsat: “Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”.