“Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet: Merri shumicës dhe jepja pakicës”, Kështu deklaroi kreu i opozitës gjatë një takimi me banorët e zonës së Valiasit.
Sipas tij, Rama tallet me të gjithë shqiptarët, pasi siç shçprehet ai njërëzit dhe familjarët e kryeministrit kanë fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë me ujin e KESH-it.
“Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njerëzit dhe familjarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama. Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja pakicës”. Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj”, u shpreh Basha.
Në vijim të turit të takimeve të tij me qytetarët, kreu i PD ka shkuar në Kamëz, ku ka trajtuar problematikën e përmbytjeve në vend dhe neglizhencën e qeverisë për mos-dëmshpërblim të familjeve.
“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë. Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qendrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin”, u shpreh Basha.
Sipas tij Rama ka vizuar këtë zonë vetëm pasi gjendja u qetësuar dhe mashtroi duke premtuar 700 mijë euro për të përballuar emergjencën.
“Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batuta e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjencën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit, por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”, tha Basha./TCh



