Lulzim Basha: Rama, i sëmurë psikik!

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Durrës, ku zhvilloi një takim me simpatizantë të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Durrës, ku zhvilloi një takim me simpatizantë të Partisë Demokratike.

Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij, duke e cilësuar si një qeveri krimi dhe korrupsioni. Ai e konsideroi Ramën si të sëmurë psikik, duke theksuar se largimi i tij është emergjencë kombëtare, shkruan Top Channel.

“Rama është një i sëmurë psikik. A e meriton Durrësi estradën e Edi Ramës? Nuk ka mjerim më të madh sesa të derdhësh qumështin, sepse shitet më lirë se uji. Rama me bandat e hajdutëve ka si qëllim të falimentojë fermerët për të mbushur xhepat e oligarkëve. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare”, deklaroi Basha.