Lushnje, tentativë për vrasje, arrestohet edhe babai i autorit

Policia bën me dije se autori i dyshuar është shtetasi S.XH 26-vjeç, sakaq është arrestuar shtetasi I.XH 60 vjeç, i cili është dhe babi i autorit.

Një 29-vjeçar është sulmuar me armë ditën e djeshme në Lushnje.Bëhet fjalë për shtetasin A.Ç 29-vjeç, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”.Policia bën me dije se autori i dyshuar është shtetasi S.XH 26-vjeç, sakaq është arrestuar shtetasi I.XH 60 vjeç, i cili është dhe babi i autorit.

Sipas policisë, autori është ndihmuar nga babai i tij që të largohej nga vendngjarja, e ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

Në njoftimin e policisë rhuhet se më datë 24.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.Xh, 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç, 29 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh, 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.