Maduro urdhëron mbylljen e kufirit me Brazilin për bllokimin e ndihmave

Venezuela mbylli sot kufijtë për të bllokuar përpjekjet për të sjellë ndihma humanitare, ndërkohë që opozita vazhdon të përgatisë futjen e tyre.

Venezuela mbylli sot kufijtë për të bllokuar përpjekjet për të sjellë ndihma humanitare, ndërkohë që opozita vazhdon të përgatisë futjen e tyre.

“Vendi do të mbyllë kufirin me Brazilin duke filluar nga sot në orën 20:00 (00:00 GMT e premte)”, deklaroi presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, shkruan ATSH.

“Kufiri do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, tha Maduro në një takim me krerët e ushtrisë.

Këto masa vijnë pas mbylljes së rrugëve ajrore dhe detare ke Kurakon që është kthyer në një qendër të grumbullimit të ndihmave humanitare në Brazil.