Mëngjesin e së enjtes, në aksin Maliq-Korçë, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Nuk dihet ende fati i shoferit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.
Polombarët në Maliq kanë arritur ta nxjerrin nga lumi trupin e shoferit Gjergji Elmazi, 24-vjeçarit që u mbyt në lumë.
Elmazi rrëshqiti me makinë në ujëra në orën 3:40 pas mesnate dhe ka humbur jetën, pasi ka mbetur i bllokuar brenda.
Dyshimet janë se ai ka qenë vetëm, nuk ka pasur persona të tjera me vete. Makina e tij ndodhet ende në lumë dhe tani ka nisur puna për nxjerrjen e saj. Policia u njoftua nga banorët për aksidentin.



