Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal me ujë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari është regjistruar sot në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit. Ngjarja ndodhi në fshatin Babunjë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Altiment Qose, 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.