Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në rrugën e Elbasanit, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Elbasanit, teksa një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët  D. F,  R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Ndërkohë që, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.