Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave

Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”.

Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”. Në pamje shihet se makina ka dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të plàgosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur polícia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës théu barrierat e vendosura rreth e rrotull dhe rrezikoi qytetarët dyshòhet se ishte i dròguar. Ai është identifikuar si shtetasi Arben Mema, 32 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se me vete i janë gjetur disa doza kanabisi. Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplàsur disa makina rrugës.