Makina me impiant gazi merr flakë në ecje e sipër

Një makinë është përfshirë nga flakët në Ndroq.

Një makinë është përfshirë nga flakët në Ndroq. Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar dhe se makina ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po shuan flakët. Makina është me impiant gazi, por akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Drejtuesi i automjetit sipas policisë ka qenë Shkëlqim Daja.Tiranë/ Makina me impiant gazi merr flakë në lëvizje - Top Channel