Makina merr para biçikletën në Shkodër, pamjet nga vendi ku humbi jetën gruaja

Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes në Shkodër, ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua, e cila udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv.

Siç shihet dhe nga pamjet, makina me bllokazh ende të ndezur, ndërsa forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.