Malësi e Madhe, arrestohet 34-vjeçari nën akuzën për përndjekje

Forcat e policisë së Malësisë së Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë më 25 prill të këtij viti ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal, raporton Top Channel.

Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme.