Manastir, shënohet 122-vjetori i diplomimit të Ataturkut

Në Shkollën e mesme ushtarake në Manastir është organizuar program përkujtimor me rastin e 122-vjetorit të diplomimit të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk

Në Shkollën e mesme ushtarake në Manastir është organizuar program përkujtimor me rastin e 122-vjetorit të diplomimit të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në ceremoninë në ish shkollën e mesme ushtarake në Manastir, e cila sot është Muzeu i Qytetit të Manastirit, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azim Nuredin, kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, delegacioni i Forcave të Armatosura Turke i udhëhequr nga Gjeneral Brigade Mustafa Er, konsulli i nderit i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Ajdovan Ademovski, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Omer Sogut, koordinatori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula, drejtori i Fondacionit Maarif në Maqedoninë e Veriut, deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejcan Ilyas, kryetari i Lidhjes së shoqatave joqeveritare turke në Maqedoninë e Veriut (MATUSITEB) Husrev Emin, përfaqësues të organizatave turke në vend dhe të ftuar të tjerë.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pas së cilës ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök tha se qyteti i Manastirit është një vend i jashtëzakonshëm në historinë e përbashkët të popujve tanë të cilët jetuan së bashku me shekuj.

“Vitet e këtushme të nxënësit të shquar të shkollës së mesme ushtarake në Manastir, Mustafa Kemal Ataturk, kanë lënë gjurmë të konsiderueshme në idetë, karakterin dhe rrugën e tij që shtrihej për t’u bërë një udhëheqës i madh”, tha ambasadori Sekizkök.Manastir, shënohet 122-vjetori i diplomimit të Ataturkut

Duke vënë në dukje se Mustafa Kemal studioi me shumë vendosmëri gjatë shkollimit të tij të mesëm, ambasadori Sekizkök tha se ai gjithashtu ndoqi nga afër botën dhe ngjarjet aktuale.

“Ataturk, i cili pas përfundimit të shkollimit të tij luftoi nga fronti në front, u nderua si rezultat i një beteje unike për të qenë themeluesi i shtetit të Republikës së Turqisë, të cilën ai do ta quajë veprën e tij më të madhe”, tha Sekizkok, duke shtuar se është thellë i bindur se Ataturku do të jetë një frymëzim.për komunitetin turk në Maqedoninë (e Veriut).

Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjthshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut, Azim Nuredin, në fjalën e tij në programin përkujtimor tha se është një nder dhe kënaqësi e veçantë të adresohet në 122-vjetorin e diplomimit të vizionarit, udhëheqësit, bashkuesit dhe burrështetasit të nivelit botëror, Mustafa Kemal Ataturk.

“Në vendin e Mustafa Kemal Ataturk, Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka pasur një aleat strategjik dhe një mik të madh. Një vend me të cilin ndajmë vlera të ngjashme dhe me të cilin përpiqemi për një të ardhme të përbashkët dhe të prosperuar, veçanërisht tani si një anëtare e NATO-s”, tha Nuredin.

Duke shtuar se në fushën e mbrojtjes me Turqinë është vendosur një komunikim shumë i mirë dhe bashkëpunim i ndërsjellë, Nuredin tha se Republika e Turqisë si partner i ynë strategjik gjithmonë i ndihmon armatës sonë me pajisje ushtarake dhe trajnime.

Gjeneral Brigade Mustafa Er, duke theksuar se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut bazohet në besimin e ndërsjellë, tha se marrëdhëniet diplomatike, ushtarake dhe tregtare vazhdojnë të zhvillohen.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendin më strategjik dhe më të rëndësishëm në Ballkan. Këto dy vende, të cilat kanë rrënjë historike, kanë një përmbajtje të pasur historike dhe kulturore”, tha Er.

Ai theksoi se miqësia turko-maqedonase jep një kontribut të madh për paqen dhe prosperitetin rajonal, gjë që konfirmohet nga shprehja e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili thotë se kemi një lidhje gjeografike shpirtërore, e thënë për këtë rajon.

Në emër të kadetëve, në kuadër të ceremonisë, një prej kadetëve që ndoqi programin lexoi poezi, pas së cilës u vizitua Salla Përkujtimore e Ataturkut në Muzeun e Qytetit të Manastirit.