Manchester City dënohet sërish nga UEFA

Manchester City është sërish në qendër të vëmendjes së UEFA, teksa është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh.

Manchester City nuk i ka shpëtuar një tjetër ndëshkimit nga UEFA.

Citizens duket se janë në luftë të hapur me shtëpinë e futbollit evropiane dhe po testojnë zyrtarët e tyre.

Manchester City është sërish në qendër të vëmendjes së UEFA, teksa është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh.

Vendimi vjen për shkak të thyerjes së rregullores në artikullin 29.0e, për rregullin e veshjeve të fanellave ara fillimit të ndeshjes kundër Real Madridit.

Uniforma mbante logon e një sponsori në pjesën e përparme dhe të pasme, e cila është e ndaluar. Në fakt logoja është e lejuar në pjesën e pasme, dhe nuk duhet të jetë me e madhe se 20 cm.

Edhe logoja e xhupit të mbajtur nga lojtarët e City-jt gjatë nxehjes nuk respektoi rregullat e UEFA. /Telegrafi