Manifestim në Maqedoni për shënimin e Ditës së Armatës

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se manifestimi qendror do të mbahet nesër, ndërsa në ditën e armatës, më 18 gusht, në stadiumin e qytetit do të prezantohet armatimi dhe pajisjet të cilat i posedon ARM-ja

Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes bashkë me të punësuarit në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, në një ceremoni zyrtare shënuan Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se manifestimi qendror do të mbahet nesër, ndërsa në ditën e armatës, më 18 gusht, në stadiumin e qytetit do të prezantohet armatimi dhe pajisjet të cilat i posedon ARM-ja.

Në ceremoninë e kremtimit të 18 Gushtit, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, zëvendës ministri Bekim Maksuti, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-lejtnanti Metodija Veliçkovski.

Ashtu siç e parasheh protokolli zyrtar ushtarak, ceremonia mbahet një ditë para festës qendrore të Ditës së ARM-së, ku tek përmendorja e ushtarëve të vdekur të ARM-së nga konflikti i vitit 2001, u vendosën kurora lulesh.

Me urdhër të ministres Radmilla Sekerinska, dy majorë morën gradën e nënkolonelit, dy kapitenë u avancuan në gradën e majorit, ndërsa një rreshter i klasat të parë u avancua në toger.

Ndërkohë, me urdhër të shefi të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-lejtnantit Metodija Veliçkovski, pesë majorë morën gradat e nënkolonelëve, një kapiten u avancua në major dhe një toger në kryetoger.

Gjatë ceremonisë së sotme për shërbim shumëvjeçar në ARM, u ndanë edhe disa medalje të argjendta dhe të bronzta, dhe disa kupa për gara të ndryshme sportive.