Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi një viktimë nga COVID-19, duke e çuar në 5.503 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 378 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 157.627, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi një viktimë nga COVID-19, duke e çuar në 5.503 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.
Institucionet shëndetësore regjistruan 25 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.506 pacientë janë shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.012.809 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.647 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.618.



