Maqedoni e Veriut, 15 viktima dhe 868 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 111.077, prej të cilëve 3.280 kanë vdekur

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 viktima dhe 868 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 111.077, prej të cilëve 3.280 kanë vdekur.

Institucionet shëndetësore konfirmojnë se 355 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 96.925 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.872.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 559.021 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.654 teste të kryera gjatë ditës së fundit.