Maqedoni e Veriut, foshnja e parë në vitin 2022 është djalë

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se foshnja e parë e lindur menjëherë pas mesnatës në vitin e ri 2022 është djalë ndërsa foshnja e dytë është vajzë, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri Filipçe në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup ka vizituar foshnjat e para…

lindjet në shqipëri

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se foshnja e parë e lindur menjëherë pas mesnatës në vitin e ri 2022 është djalë ndërsa foshnja e dytë është vajzë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Filipçe në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup ka vizituar foshnjat e para të lindura në vitin e ri. Filipçe në një deklaratë për media pas vizitës së të sapolindurve tha se foshnja e parë e lindur në vitin e ri është djalë.

“Fëmija i parë i vitit është djalë. I uroj të rritet i shëndetshëm, të jetë një bebe e suksesshme. Ai peshon 3 kilogramë e 70 gramë dhe është 50 centimetra. Lindi në minutën e parë menjëherë pas mesnate. Ndërsa në minutën e dytë lindi një vajzë. Lindja e parë është spontane ndërsa e dyta me prerje cezariane dhe është vajzë që peshon 3 kilogramë e 50 gramë dhe është 50 centimetra. Uroj të jetë e shëndetshme dhe të ketë sukses në jetë”, tha Filipçe.

“Ka lindur një tjetër foshnje (djalë) mëngjesin e sotëm rreth orës 5, në qendrën COVID. Nëna që ka lindur foshnjën është pozitive me COVID-19 dhe ka lindur pa probleme. Si foshnja ashtu edhe nëna janë mirë”, shtoi ai.

Filipçe ka dhënë informacione për gjendjen në institucionet tjera publike shëndetësore ndërsa ka thënë se në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 17 pacientë, prej të cilëve 11 janë pranuar për shkak të mbidozës së konsumit të alkoolit.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, Viktorija Jovanovska tha se të gjithë fëmijët e lindur pas mesnatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Duket se do të jetë një vit i mrekullueshëm për ne. Të gjitha foshnjat e lindura pas mesnatës janë mirë, përfshirë fëmijën e lindur në COVID qendrën. Gjithashtu edhe nëna është mirë, ka lindur spontanisht dhe së shpejti do të shkojë në shtëpi”, tha ajo, duke uruar që më në fund të mbarojë pandemia këtë vit.