Maqedoni, shtyhet seanca për ndryshimet kushtetuese

Kryeparlamentari Xhaferi, ka shtyrë fillimin e debatit për miratimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese të propozuar nga Qeveria, faza e fundit për zbatimit e Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka shtyrë për në në ora 16:00 fillimin e debatit për miratimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese të propozuar nga Qeveria, faza e fundit për zbatimit e Marrëveshjes së Prespës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeparlamentari Xhaferi nuk dha një sqarim për arsyet, pasi nga foltorja në Kuvend, vetëm konstatoi dorëheqjen e deputetit të partisë në pushtet, LSDM, Tomisllav Tuntev, për çka i bëri thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të konstatojë se cili kandidat nga lista e partisë do të zë vendin e tij në Kuvend, emër të cilin do të duhet t’ia përcjell komisionit parlamentar për Imunitet dhe Emërime.

Seanca tha Xhaferi do të vazhdojë në ora 16:00.

Ndërkohë, para godinës së Kuvendit ka filluar një protestë e thirrur nga nisma “Maqedonia Bllokon”, të cilët shprehin revoltën e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese, me të cilat Republika e Maqedonisë, do të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.