Lufta në Ukrainë ka ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve ushqimore me 20 për qind në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë arsye, të gjitha produktet ushqimore bazë në këtë shtet nga sot do te shiten pa TVSH nëpër markete.
Lajmin e bëri të ditur ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Maqedonia e Veriut ka vendosur të ndalojë përkohësisht eksportin e mallrave të caktuara ushqimore, si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.