Sistemi do t’iu mundësonte kompanive të naftës dhe bizneseve të vazhdonin tregtinë pa u bazuar te tregu global i udhëhequr nga SHBA dhe dollari amerikan.
Por, sesi do të funksionojë ekzaktësisht sistemi, kjo ende nuk është përcaktuar.
Më herët këtë vit, presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe riktheu sanksionet.
Marrëveshja u negociua gjatë Presidencës së Barack Obamës dhe parashikonte që Irani të reduktonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini njoftoi për planin e ri, pas takimeve të mbajtura në OKB me pjesëtarët e mbetur të marrëveshjes: Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia.
Në një deklaratë thuhej se, ata ishin të vendosur të mbronin lirinë e operatiorëve të tyre ekonomikë në biznesin e ligjshëm me Iranin.
Sidoqoftë, Mogherini tha se ekspertët teknikë do të diskutonin detajet e mekanizmave të reja të pagesave. Analistët, megjithatë, dyshojnë se një mekanizëm i tillë është i mundshëm të ngrihet, pasi vet Amerika mund të modifikojë sanksionet për të përfshirë çdo sistem të ri.



