Mat, digjen automjetet e zyrtares së Partisë Demokratike

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj, raporton Top Channel.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi provat për identifikimin e autorëve. Kalthi do të merret në pyetje nga hetuesit.