Maturantët, drejt internetit dhe mjeksisë – Muça: Interesi i shtuar për shkak të pandemisë, por edhe të hapjes së tregut

Muça u ndal edhe te rëndësia  e punës online duke thënë se të rinjtë duhet ta shohin me prioritet.

Ky vit shënon një rritje të interesit të maturantëve  në mbarë vendin, për përzgjedhjen e tyre lidhur me karrierën dhe punësimin,  drejtë teknologjisë digjitale . Sipas ekspertit të karrierës dhe punësimit, Erion Muça kjo kërkesë e shtuar nuk vjen vetëm si pasojë e pandemisë por edhe të hapjes së tregut. Sipas Muçës këtë vit nuk ka munguar interesi edhe për programet në fushën e mjekësisë

Muça u ndal edhe te rëndësia  e punës online duke thënë se të rinjtë duhet ta shohin me prioritet.

Ndërkohë sa i takon pjesëmarrjes së maturantëve në  programet e informimit mbi përzgjedhje e tyre, eksperti u shpreh për një rënie të ndjeshme,  kjo edhe për shkak të zhvillimit online të këtj procesi. /scan