Mauritani, presidenti hedh poshtë akuzat për mandat të tretë

"Unë nuk do të ndryshojë kushtetutën për të lejuar një mandat të tretë. E kam thënë këtë në më shumë se një rast", tha Mohamed Ould abdel Aziz

 Presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz ka hedhur poshtë akuzat se kërkon ndryshimin e kushtetutës së vendit për të lejuar që ai të kandidojë për një mandat të tretë në detyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë kam folur shumë për çështjen e një mandati të tretë”, tha Ould Abdel Aziz, duke shtuar se, “Unë nuk do të ndryshojë kushtetutën për të lejuar një mandat të tretë. E kam thënë këtë në më shumë se një rast”.

Ai më tej theksoi “bindjen e tij personale” se “ndryshimi i kushtetutës për shkak të një individi është e pahijshme”.

Të shtunën e kaluar, Forumi Kombëtar për Demokraci dhe Union (FNDU), koalicioni kryesor opozitar i Mauritanisë, akuzoi presidentin Ould Abdel Aziz se kërkon një mandat të tretë si president.

FNDU në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje publikut mauritanez të kundërshtojë atë që e përshkruan si një plan nga presidenti për të qëndruar në pushtet përtej dy mandatave të lejuara nga statuti kombëtar i vendit.

Mauritania po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale më 1 shtator, në të cilën disa parti politike do të kërkojnë vende në asamblenë legjislative 146-anëtarëshe të Mauritanisë.

Për herë të parë, partitë gjithashtu do të konkurrojnë për vende në 13 këshillat rajonal të Mauritanisë.

Rreth 1.4 milionë mauritanezë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Përderisa figurat e opozitës kanë vënë në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor, qeveria e udhëhequr nga Unioni i presidentit Ould Abdel Aziz, është zotuar se do të drejtojë zgjedhje “të lira dhe transparente”.