Mbërrijnë targat e reja në Shqipëri, me më shumë elemente sigurie

Pak kohë më parë, DPSHTRR ka sqaruar se “targat shqiptare do të bëhen më të sigurtat në rajon!”

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ka mbërritur sasia e parë prej 120 mijë targash nga Gjermania.

Referuar njoftimit zyrtar, në këtë mënyrë garantohen shërbimet që do të rihapen së shpejti. DPSHTRR njofton se targat e reja kanë më shumë elemente sigurie.

Vijon puna me furnizimin e DTSH (Drejtoria e stampimit të targave dhe shtypshkrimeve e DPSHTRR, Shkozet, Durrës) me prokat nga importi për prodhimin e targave të automjeteve, sasia 1 prej 120,000 copë (pjesë e marrëveshjes 2020-2023), direkt nga Gjermania, për garantimin e shërbimeve që rihapen së shpejti! Prokati i ri vjen me më shumë elemente sigurie, barkod, pa krom (ekologjik), me pullë të hologramuar, etj!” shkruhet në njoftimin e DPSHTRR.

Pak kohë më parë, DPSHTRR ka sqaruar se “targat shqiptare do të bëhen më të sigurtat në rajon!”

Referuar njoftimit të një muaji më parë, ‘me investimin e ri të DPSHTRR – MIE rriten elementet e sigurisë (në 15): Barkod Unik progresiv që do regjistrohet në eDPSHTRR (UPGRADE 100% i sistemit në implementim!) Hologramë me simbolet kombëtare, Virtual Security Thread, Chrome Free , certifikuar 3M!’

Sipas DPSHTRR, targat e reja sjellin vetëm cilësi më të lartë, pa rritur tarifat. Këto targa do të aplikohen për regjistrimet e reja, qytetarët/subjektet nuk detyrohen të ndërrojnë targat që kanë në përdorim! /Scan